17 Shkurti, kjo ditë e madhe për Kosovën nuk ka se si të fillohet ndryshe pos duke i nderuar bijtë dhe bijat tona, kontributi, sakrifica dhe gjaku i të cilëve janë gurthemel i kësaj dite.
Në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës sē Kosovës, një delegacion nga komuna e Gjakovës, i përbërë nga nënkryetari Flamur Fetahaj, kryesuesja Arbënesha Kuqi, drejtorë komunal, përfaqësues të organizatave të dalura nga lufta e shumë të tjerë, kanë bërë homazhe tek memorial “Shokët e Lirisë”
Bashkë me nikoqirët, homazhe në këtë vend ka bërë edhe nje delegacion nga Bashkia e Shkodrës i kryesuar nga kryetari i bashkisë Bardh Spahija.