Me një mbrëmje të veçantë artistike u përmbyllën aktivitetet kushtuar shënimit të 14 Qershorit.
Publiku pati mundësinë të ndjekë performancat e Ansamblit “Shota”, Ansamblit të Shtetit Shqiptar dhe Ansamblit nga Maqedonia e Veriut, të cilët sollën në skenë një program të pasur me këngë dhe valle tradicionale.
Mbrëmja u karakterizua nga interpretimet artistike që promovuan trashëgiminë kulturore dhe bashkuan qytetarët në atmosferën festive të shënimit të kësaj date të rëndësishme.

