Komuna e Gjakovës përkatësisht drejtoria komunale për Buxhet dhe Financa ka mbajtur takimin e parë publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore KAB 2026 -2028.
Planifikimi eshte prezentuar nga drejtori i DBF Durim Halilaj i cili ka njoftuar se deri ne muajin shtator kur do të votohet buxheti, do të ketë një sërë takimesh me qytetarët për të marrë nga ta kërkesat dhe idetë konkrete.
Në këtë takim morri pjesë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini i cili mes tjerash rikujtoj projektet e realizuara deri me tani ndërsa theksoi se periudha e ardhshme investive do t’i kushtohet përmbylljes së projekteve infrastukturore si dhe nisjes së trajtimit te kanalizimeve në të gjitha fshatrat e Gjakovës.