Në Tetorin Rozë, muajin që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, OJQ “Nevo Koncepti” në bashkëpunim me Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Gjakovës organizoi një sesion informues me temën “Identifikimi dhe Parandalimi i Kancerit të Gjirit”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëdijes tek gratë dhe vajzat për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe marrjen e masave parandaluese.
Gjatë sesionit, profesionistë të fushës së shëndetësisë ofruan informacione praktike dhe edukative mbi:
- Shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit
- Teknikat e vetëkontrollit
- Nevojën për kontrolle të rregullta mjekësore
Ky aktivitet u realizua në kuadër të një projekti të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Save the Children, dhe të zbatuar nga OJQ “Nevo Koncepti”.
Përmes këtij sesioni, pjesëmarrëset patën mundësinë të informohen më mirë dhe të inkurajohen në marrjen e hapave konkretë për kujdesin ndaj shëndetit të tyre.