Është mbajtur mbledhja e tretë për vitin 2025 e Komitetit për Politikë e Financa. Sipas Rendit të Ditës të propozuar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës Arbënesha Kuqi, gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë pikash të rendit të ditës, e të cilat me miratim të anëtarëve të KPF-së kanë kaluar për diskutim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.
Pikat e shqyrtuara dhe diskutuara në këtë takim ishin: Raporti final financiar i komunës së Gjakovës për vitin 2024 dhe bartja e mjeteve nga viti i kaluar fiskal në vitin aktual. Të dy këto pika u prezantuan nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj. Nga Zyrtari Kryesor Financiar Gani Rama u raportua për progresin e adresimit të rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm, ndërsa nga menaxheri i Burimeve Njerëzore Kushtrim Brahimaj është prezantuar Projekt Rregullorja për Organizimin e Brendshëm, Sistematizimin dhe Klasifikimin e vendeve të punës në komunën e Gjakovës.
Ky takim është përmbyllur me raportimin e drejtorit të drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim Haxhi Sejdija për përgatitjen ndaj emergjencave eventuale në komunën e Gjakovës.