Është mbajtur mbledhja e tretë për këtë vit e Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës .
Në hyrje të takimit, Kryesuesi i këtij Komiteti Ergi Qeli ka prezentuar shqyrtimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar të mbajtur më 28.02.2025.
Më pas nga Drejtori për Infrastrukturë Shkumbin Kastrati është raportuar për projektet infrastrukturore në lagjet ku jetojnë komunitetet jo-shumicë. Ndërsa, si zakonisht, nga Udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Armend Behluli është raportuar lidhur me aktivitetet dhe projektet e kësaj zyre në këtë periudhë kohore.
Anëtarët e Komitetit patën pyetje dhe kërkesa të ndryshme, përgjigjet e të cilave i morrën nga Drejtori Kastrati si dhe Udhëheqësi Behluli.