Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës

Kuvendi komunal i Gjakovës sot ka mbajtur mbledhjen e tretë për këtë vit, me ç’rast pas diskutimeve të zakonshme edhe janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
Fillimisht me propozim të kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është themeluar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, këshill i cili ka në përbërje njëzet e gjashtë anëtarë me përfaqësim nga politika, shoqëria civile, komunitetet, si dhe nga bashkësitë fetare.
Pas propozimeve të dala nga subjektet politike, dhe me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në kuvendin Komunal, janë themeluar edhe dy komisione që do të funksionojnë në kuadër të Kuvendit komunal. Komisionet e themeluara janë Komisioni për Dhënien në Shfrytëzim të Pronës Komunale, në përbërje prej shtatë anëtarësh, tre nga ekzekutivi, tre nga Kuvendi komunal dhe një nga shoqëria civile, si dhe Komisioni për Shndërrimin e Tokës Bujqësore në Tokë Jobujqësore, në përbërje prej pesë përfaqësuesve nga Kuvendi komunal.
Me kërkesë të kryetarit Gjini, në rend dite ka qenë edhe propozimi për revokimin e vendimit të Kuvendit të komunës për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Gjakovës. Në arsyetim të kësaj kërkese, kryetari Gjini por edhe drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike Shkumbin Kastrati kanë thënë se kjo po bëhet në mungesë të mjeteve financiare ta planifikuara, pasi vetëm vlera e tanishme e borxheve të kësaj natyre arrin në mbi 100 mijë euro. Sipas tyre komuna ka hyrë në obligime të mëdha dhe obligative financiare, qoftë në pjesën e bashkëfinancimit qoftë në pjesën e shpronësimit, prandaj edhe është e detyruar të kursejë mjete duke shkurtuar disa linja tjera buxhetore. Kjo kërkesë është miratuar me shumicë votash, ndërsa pas kësaj ka mbetur në fuqi vendimi i paraprak, i cili parasheh pagesën e shpenzimeve të varrimit vetëm për rastet sociale.
Kuvendi Komunal sot ka votuar unanimisht për subvencionimin e klubit të futbollit “Vëllaznimi” në shumë prej 45 mijë euro. Duke konsideruar se kjo është një shumë e lartë dhe me ngarkesë për buxhetin e Komunës, në veçanti të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kryetari Gjini ka theksuar se ky subvencionim ipet për shkak të një situate të detyrueshme e që kërkon intervenim për sanim të gjendjes, për të shtuar se synimi kryesor është që në të ardhmen klubi të shndërrohet në shoqëri aksionare.
Kuvendi Komunal i Gjakovës gjithashtu ka miratuar edhe Planin Lokal të Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve RAE të Komunës së Gjakovës për vitet 2018-2022.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike