Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Gjakovës sot ka mbajtur mbledhjen e katërt per këtë vit.
Kryesuesi i këtij Komiteti z.Ergit Qeli fillimisht propozoi shqyrtimin e procesverbalit te mbledhjes paraprake, ashtu siç ishte e paraparë në rënd të ditës.
Pas kësaj, Drejtori i Shërbimeve Publike z. Nikollë Llleshi dha informatat për ndriçimin në lagjet ku jetojnë komunitetet jo-shumicë. Ai mes tjerash tha se ka një vit që Komuna e Gjakovës ka lidhur kontratë me KRU Çabrati per mirëmbajtjen e ndriçimit publik, e cila është e angazhuar në vazhdimësi ne sanimin e defekteve në aspektin e ndriçimit, varësisht kërkesave të cilat adresohen ne drejtorinë që ai udhëheq .
Gjatë mbledhjes u raportua edhe për aktivitetet e zyrës për Komunitete dhe Kthim nga zyrtari Viktor Lleshdedaj. Ai mes tjerash beri te ditur riatdhesimin e dy personave nga komunitetet, ndërkaq u diskutua edhe tema e resurseve njerëzore në zyrën për Komunitete dhe Kthim .