Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal

Kuvendi i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt për këtë vit, ku pas miratimit të rendit të ditës të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, të gjitha pikat janë trajtuar detajisht nga këshilltarët komunal, të cilat më pas edhe janë miratuar.
Kristë Gjokaj, Komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, ka dhënë informatën mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës për periudhën e parë gjashtëmujore të këtij viti, ku ka veçuar se në çdo vit është në përmirësim e sipër dhe në saje të kësaj edhe situata paraqitet e qetë dhe stabile. Gjatë këtyre gjashtë muajve në komunën e Gjakovës kanë ndodhur dy vrasje të cilësuara si të izoluara, dy tentim-vrasje, një rast i vetëvrasjes si dhe pesë raste të tjera janë konstatuar si hetime të vdekjes. Komandanti Kristë Gjokaj, ka folur edhe për angazhimin policor në luftimin ndaj dukurisë së drogës, ku ka pohuar se gjatë këtyre muajve janë identifikuar tridhjetë e një raste të posedimit të drogës, e cila ka rezultuar me tridhjetë e pesë të arrestuar. Ndërkaq, duke folur për gjendjen në trafik, komandanti Kristë Gjokaj ka thënë se ligji i ri ka krijuar progres në përmirësimin e gjendjes dhe se në muajt janar-qershor janë shqiptuar 3135 tiketa të gjobave.
Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka bërë prezentimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2019-2021. Nga ky prezentim, është pohuar se kjo kornizë bazohet në kufizimet buxhetore, nga projektet e kërkuara nga qytetarët si dhe të vlerësuara si më prioritare nga drejtoritë gjegjëse, si dhe nga rritja e të hyrave vetanake, ku do të ketë rritje për shkak të fillimit të pagesës së tatimit në tokë që nga viti i ardhshëm. Drejtori Durim Halilaj, gjatë paraqitjes së KAB-it për tri vitet pasardhëse, ka bërë e ditur se buxheti për vitet në vijim do të jetë përherë më i ngritur. Kështu, në vitin 2019 do të jetë 24,785,173.00 euro( apo 1.5 milion më i lartë se i vitit aktual), në vitin 2020 buxheti do të jetë në shumë prej 25,635, 076.00 euro, ndërkaq në vitin 2021 buxheti do të jetë në vlerë prej 26,581, 707.00 euro.
Po nga drejtori Durim Halilaj, para këshilltarëve komunal është bërë edhe prezentimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjakovës për vitin 2017, në të cilën janë konstatuar 19 shkelje. Ndër to, drejtori Durim Halilaj theksoi se veçohet suficiti në shumë prej dy milion euro, kontratat e zgjatura për shërbime të veçanta, e të tjera. Ndërkaq, me kërkesë të shprehur në Komitetin për Politikë dhe Financa për futje në rend të ditës të informatës mbi gjendjen me ndërtime në dalje të rrugës Gjakovë-Prizren, Nikollë Lleshi, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese ka pohuar se në saje të punës në terren nuk ka të evidentuara ndërtime pa leje.
Për shkak të ndryshimeve në kohë dhe të uljes së numrit të fakulteteve nga pesë në tri, si dhe pas kërkesës së Universitetit “Fehmi Agani” drejtuar Drejtorisë së Urbanizmit dhe të Mbrojtjes së Mjedisit, nga Drejtoria e Urbanizmit dhe e Mbrojtes së Mjedisit është paraqitur kërkesa me arsyeshmërinë e saj për shfuqizimin e vendimit 01 nr. 011-2042/2012, të datës 26.04.2012, për miratimin e projektit ideor urbanistik-arkitektonik “Kampusi Universitar-Gjakovë”, e cila edhe është miratuar. Këshilltarët Komunal të Gjakovës kanë miratuar edhe vendimet e dhëna nga Drejtoria e Urbanizmit dhe e Mbrojtes së Mjedisit për marrjen nën mbrojtje të trashëgimisë natyrore në komunën e Gjakovës të dhjetë lokaliteteve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike