Nën drejtimin e Kryesueses së Kuvendit, Arbënesha Kuqi, u mbajt mbledhja e shtatë për vitin 2025 e Asamblesë Komunale të Komunës së Gjakovës. Në fillim të seancës u shqyrtua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, e cila ishte mbajtur më 26 maj 2025.
Anëtarët e Kuvendit shfrytëzuan rastin për të parashtruar pyetje dhe kërkesa të ndryshme, të cilave iu përgjigjën Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, dhe drejtorët komunalë.
Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe miratuan disa pika kyçe, përfshirë:
- Prezantimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Gjakovës për vitin 2024;
- Prezentimin e Informatës së Dytë Financiare për periudhën janar – qershor 2025;
- Propozim-vendimin për mbështetje financiare të Ndërmarrjes Publike Lokale “Ngrohtorja e Qytetit” SH.A;
- Propozim-vendimin për mbështetje financiare të Shoqatës “Handiko”;
- Informata nga Drejtoria e Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2024-2025.
Kjo mbledhje konfirmon angazhimin e institucioneve komunale për transparencë, zhvillim dhe përmirësim të shërbimeve për qytetarët e Gjakovës.