Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Gjakovës i kryesuar nga Anton Shala, sot ka mbajtur mbledhjen e rradhës në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi për Komunën si institucion si dhe vet qytetarët.

Pas miratimin nga këshilltarët komunal të kërkesës së Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për ri dedikim të mjeteve nga buxheti i vitit 2018, të cilat do të investohen në projektet në vazhdimësi në mënyrë që të mos ketë suficit, më pas, po nga Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa është prezantuar shqyrtimi i projektbuxhetit të Komunës së Gjakovës për vitin 2019. Para se të debatohej dhe të hidhej në votim që u miratua me shumicë votash, kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka theksuar se në përpilimin e këtij buxheti është nisur nga tri parime, nga ajo që mos të jetë i politizuar, të jetë i realizimit të standardeve minimale, që nënkupton që deri në vjeshtë të vitit 2021 të mos ketë stufa për ngrohje në shkolla, të mos ketë rrugë dhe trotuare në tërë komunën të parealizuar, e shembuj të tjerë, si dhe që të ketë rend buxhetor, që do të thotë të mos jetë një projekt i buxhetuar për vite të tëra porse maksimalisht dy vite, duke përjashtuar ato që kapin vlera shumë të larta financiare.

Siç ka bërë të ditur drejtori Durim Halilaj, ku buxhet është konform qarkores së parë dhe të dytë të Ministrisë së Financave dhe se janë mbajtur dymbëdhjetë dëgjime buxhetore. Sipas të dhënave, për dallim nga viti aktual ky buxhet për vitin 2019 do të jetë më i lartë në shumë prej 1,518,571.00 euro, respektivisht do të jetë në shumë prej 24,785,173.00 euro.

Burimet financiare për këtë projekt-buxhet është vlerësuar të jenë nga granti i përgjithshëm në shumë prej 9,061,498.00 euro, nga granti specifik i arsimit 9,124,587.00 euro, nga granti specifik i shëndetësisë 2,836,680.00 euro, nga të hyrat vetanake komunale 3,495, 017.00 euro ndërsa nga huamarrja 267,391.00 euro. Nga kjo strukturë buxhetore për vitin pasues, për paga dhe mëditje janë paraparë 13,701,106.00 euro, për mallra dhe shpenzime 2,852,316.00 euro, për shpenzime komunale 586,800.00 euro, për subvencione 568,000.00 euro si dhe për investime kapitale mjete në shumë prej 7,176,951.00 euro.

Në vazhdim të seancës këshilltarët komunal kanë votuar propozim-vendimin e kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, për emërtimin e monumentit kushtuar të rënëve të LNÇ-së (eshtnores)  me emrin Fadil Hoxha, që paraprakisht ishte akorduar me veteranë të shoqatës së LNÇ-së dhe me familjen Hoxha. Menjëherë pas kësaj këshilltarët Komunal kanë votuar edhe kërkesën e Drejtorisë së Kadastrës, e cila është prezantuar nga Afërdita Lama, drejtore, që ka të bëjë me propozim-vendimin për shpalljen e interesit publik me qëllim të ndërtimit të rrugës së varrezave të martirëve në Çabrat ,ku përfshihen dymbëdhjetë parcela në zonën jashtë-qytet.

Nga Saranda Hyseni, drejtore e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  është dhënë raporti për ndarjen e subvencioneve për periudhën janar-shtator 2018, ku ka vënë në spikamë buxhetin e pamjaftueshëm prej 120 mijë euro, që më vonë i janë shtuar edhe tridhjetë mijë euro nga anëtarët e Kuvendit Komunal, për subvencionime në këto tri sektorë.

Me vota unanime është votuar edhe dokumenti zyrtar për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Ford Dodge të IOWA-s. Ndërkaq, me kërkesë të kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, është miratuar për tërheqje pika e rendit të ditës, kërkesa e ardhur nga Drejtoria e Urbanizmit dhe e Mbrojtës së Mjedisit, e cila kishte të bënte me propozim-vendimin për revidimin e planit urbanistik, respektivisht përpilimin e planit rregullues të hollësishëm të bllokut urbanistik në kuadër të kompleksit “Orize”. Kjo u tërhoq me arsyeshmëri se nuk ka pasë pajtueshmëri të qytetarëve, ndonëse si kërkesë e tillë për revidim është iniciuar nga vet qytetarët.

 

 

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike