Është mbajtur sot mbledhja e 7-të për vitin 2018 e Komitetit komunal për Komunitete. Pas miratimit të rendit të ditës, para anëtarëve të këtij Komiteti është prezantuar raporti i punës së Zyrës Komunal të Komuniteteve. Përfaqësuesit e kësaj zyre kanë raportuar të gjithë aktivitetet e bëra, ndërsa kanë shtuar se theks i veçantë i është kushtuar riatdhesimit, strehimit dhe gjendjes sociale të qytetarëve nga komunitetet pakicë.
Një debat i gjerë është zhvilluar edhe rreth gjendjes aktuale të Arsimit në komunën e Gjakovës, ndërsa theks i veçantë i është vënë situatës së nxënësve nga komunitetet jo shumicë.
Në këtë takim është diskutuar edhe raporti i drejtorisë për Emergjenca dhe si disa tema tjera me rëndësi për qytetarët e komunës së Gjakovës nga komunitetet jo shumicë.