Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Komunal për Siguri në Bashkësi

Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komisionit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të cilën janë diskutuar pika të ndryshme të rendit të ditës.
Fillimisht, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, major Kristë Gjokaj ka raportuar për gjendjen e sigurisë për gjshtë mujorin e parë të vitit 2018. Sipas këtij raporti, gjendja e sigurisë në periudhën në fjalë është mjaft e mirë në të gjitha aspektet, e madje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka zvogëlim të rasteve në masë prej 17 për qind.
Një raport për përmbylljen e gjysmë vjetorit të parë e ka dhënë drejtori i drejtorisë për Arsim Bernard Frrokaj, i cili ka thënë se ky gjysmë vjetor është mbyllur në mënyrë të rregullt dhe pa probleme të theksuara. Drejtori Frrokaj e ka vlerësuar si të lartë edhe nivelin e sigurisë nëpër shkollat e komunës së Gjakovës.
Në përmbyllje të këtij takimi, kryetari i komunës Ardian Gjini ka thënë se të gjithë akterët e involvuar në sigurinë publike, duhet të jenë edhe më të fokusuar dhe përmes analizave por edhe veprimeve konkrete ta bëjnë vlerësimin dhe monitorimin e situatave, ndërhyrjen në rastet kur kërkohet por edhe krahasimin e periudhave dhe lëvizjeve të statistikave në periudha të ndryshme.
Kryetari Gjini ka kërkuar që fokus më të madh të ketë në luftën kundër përdorimit të substancave narkotike dhe sigurinë në shkolla.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike