Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit te Komunës së Gjakovës

Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit të Komunës, znj. Arbënesha Kuqi , është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës . Ashtu si në çdo takim tjetër, fillimisht u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së kaluar, e cila u mbajt më datë 29 prill 2025 .

Më pas, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje të ndryshme për ekzekutivin, përgjigjet e të cilave i morën nga Kryetari i Komunës, z. Ardian Gjini.

Propozim-vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe Komunës së Ferrarës në Itali u prezantua nga Kryetari Gjini dhe u votua unanimisht nga të gjithë asambleistët.

Gjithashtu, u miratua propozim-vendimi për këmbimin e një prone komunale me një pronë të paluajtshme në pronësi të z. Zef Mula.

Po ashtu, u shqyrtua rekomandimi i Komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale me numër parcele: P-70705029-016371-1, e cila u prezantua nga kryesuesja e komisionit, znj. Mimoza Shala.

Kryetari i Komunës informoi anëtarët e Kuvendit lidhur me pronat komunale në Gjakovë dhe menaxhimin e tyre.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Adelina Shehu Kola, prezantoi një informatë të përgjithshme mbi aktivitetet dhe projektet e realizuara gjatë periudhës janar–prill 2025.

Z. Nikollë Lleshi, Drejtor për Shërbime Publike, prezantoi informatë mbi përgatitjet për mirëmbajtjen verore të rrugëve në territorin e Komunës së Gjakovës. Ai bëri të ditur se komuna ka lidhur kontratë me KRM “Çabrati”, e cila përfshin mirëmbajtjen e rrugëve, ndriçimin, pllatove, pastrimin e ujërave atmosferikë dhe punë shtesë si pastrimi i lumit Krena, mirëmbajtja e gjelbërimit, si dhe mbjellja dhe ujitja e drunjve.

Drejtori Durim Halilaj, njëherësh kryesues i Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Çabrati”, prezantoi raportin vjetor të ndërmarrjes për vitin 2024. Ai theksoi se kompania ka përmbushur të gjitha obligimet vjetore dhe gëzon stabilitet financiar, duke nënvizuar se shërbimi kryesor i saj – grumbullimi i mbeturinave – realizohet në mënyrë të rregullt në të gjithë territorin e komunës.

Raportin vjetor të Ngrohtores së Qytetit për vitin 2024 e prezantoi znj. Adea Roka, në cilësinë e kryesueses së Komisionit Komunal të Aksionarëve. Ajo dha informacione të përgjithshme mbi funksionimin e ngrohtores, duke theksuar se përgatitjet për sezonin ngrohës kanë filluar me kohë dhe janë zhvilluar sipas planit

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike