Është mbajtur sot mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete në komunën e Gjakovës, e cila si pikë kryesore dhe të vetme të rendit të ditës pati zgjedhjen e kryesuesit të këtij komiteti. Me vota unanime në krye të këtij komuniteti është zgjedhur Elvane Qorri, e cila në këtë pozitë pati qëndruar edhe mandatin e kaluar.
Anëtarët e komitetit për Komunitete kanë zgjedhur edhe dy përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në Komitetin Komunal për Siguri në Bashkësi. Po ashtu me vota unanime u vendos që Elvane Qorri dhe Ifeta Jakupi të jenë pjesë e KKSB-së, si përfaqësuese të Komitetit për Komunitete.
Në këtë takim të parë është folur edhe për objektivat që ka Komiteti për Komunitete në dobi të të gjithë qytetarëve, ku fokus i veçantë pritet të jetë edukimi dhe arsimimi, zhvillimi i përgjithshëm, çështja e pronave, e të tjera objektiva në mbështetje të komuniteteve të komunës së Gjakovës.