Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Fillimisht, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së mbajtur më datë 23.11.2023. Më pas, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje për ekzekutivin, përgjigjet e të cilave i morrën nga Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe drejtorët komunalë.
Pikat tjera të cilat u diskutuan gjatë kësaj mbledhjeje janë:
Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026;
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga shumica e asambleistëve.