Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e katërt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

Nën kryesimin e Kryesueses së Kuvendit znj. Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës për këtë vit, ku u diskutuan dhe u miratuan pikat e parapra në rend të ditës, si dhe dy pika shtesë të propozuara në fillim të mbledhjes .

*Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, mbledhja vazhdoi me pikën e dytë, pyetje për ekzekutivin. Anëtarët e kuvendit parashtruan pyetje të cilat kryesisht ishin të natyrës infrastrukturore dhe shërbimeve publike, përgjigjet për të cilat i dha Nënkryetari i Komunës së Gjakovës z. Flamuar Fetahaj, dhe drejtorët e drejtorive përkatëse z. Shkumbin Kastrati dhe z. Nikollë Lleshi.

* Më pas u diskutua lidhur me pikën shtesë- Propozim vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të Prenk Nikolla, i cili propozim u votua pro nga shumica e anëtarëve prezent.

* Më pas u diskutua lidhur me pikën tjetër shtesë Rishqyrtim i rregullores per bonuset e zonimit – sqarimet për të cilat i dha udhëheqësja e sektorit për ndërtim Elida Bejtullahu. Kjo pikë kaloi me 14 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.

*Mbledhja vazhdoi me pikën pasuese- shqyrtimi i informatës financiare të Komunës së Gjakovës për periudhën Janar- Mars 2025, për të cilën pikë fjalën e mori drejtori për Buxhet dhe Financa z. Durim Halilaj. Ai mes tjerash tha se totali i buxhetit komunal i alokuar për këtë periudhë kohore është mbi 21 milion , ndërsa janë shpenzuar gjithsej 8, 281, 418.00 €. Ai shtoi se gjatë kësaj përiudhe komuna ka siguruar dhe te ardhura vetanake me vlerë 1, 386, 965.29 €.

*Gjatë mbledhjes u dha dhe Raporti per gjendjen e rrugëve Urbane dhe Rurale ne Komunën e Gjakovës, informatat të cilat i dha drejtori për Infrastrukturë z. Shkumbin Kastrati. Ai permendi disa nga projektet të cilat janë në zhvillim dhe ato të cilat janë planifikuar.

*Ndërkaq, informatat për Ndriçimin Publik ne Komunën e Gjakovës i dha drejtori i Shërbimeve Publike z. Nikollë Lleshi. Ai permendi marrëveshjen me KRM Çabrati për mirëmbajtje të ndriçimit publik, duke theksuar se shumë shpejtë do të sanohen të gjitha defektet egzistuese. Ai shtoi se komuna po punon edhe në aspektin e zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publik.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike