Nën udhëheqjen e kryesuesit Anton Shala, sot është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa për këtë vit, në të cilin takim të gjitha pikat e propozuara janë miratuar për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.
Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në informatën e dhënë mbi përgatitjen dhe mirëmbajten verore të rrugëve, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata me KMR “Çabrati” dhe se me kohë janë
bërë të gjitha përgatitjet e duhura në saje të kritereve dhe specifikave. Njëkohësisht, drejtori Shkumbin Kastrati ka bërë të ditur se në bazë të ligjit, ditë më parë kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka marrur vendimin që e njëjta kompani, “Çabrati”, të bëjë edhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta.
Afërdita Lama, drejtore e Drejtorisë së Kadastrës dhe Pronës, ka njoftuar anëtarët e KPF-së se pas vendimit të kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, është formuar një komision ku do të bëjë identifikimin dhe menaxhimin e pronave komunale në shtatëdhjetë zonat kadastrale të Komunës.
Ndërkaq, Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka dhënë raportin mbi menaxhimin e aseteve komunale (inventarit), duke bërë të ditur se ky raport pasqyron të gjitha pasuritë komunale të regjistruara në sistem të kontabilitetit komunal, dhe në saje të së cilës rezulton se vlera aktuale e pasurisë sipas drejtorive është në shumë prej 52,976,045.28 euro.