Është mbajtur mbledhja e katërt me rradhë e Komitetit për Politikë dhe Financa. Nën udhëheqjen e kryesueses së kuvendit Arbënesha Kuqi, anëtarët e KPF-së kanë diskutuar për një sërë pikash të rendit të ditës.
Fillimisht nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj është prezentuar informata financiare e komunës së Gjakovës për periudhën janar – mars 2025. Pas diskutimeve kjo pikë ka kaluar për shqyrtim në mbledhjen e radhës të kuvendit.
Pika tjetër e rendit të ditës që po ashtu ka kaluar për shqyrtim të mëtejmë në kuvendin e komunës është prezantuar nga drejtori i drejtorisë për infrastrukturë Shkumbin Kastrati i cili para anëtarëve të KPF-së ka paraqitur raportin për gjendjen e rrugëve urbane dhe rurale në komunën e Gjakovës.