Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Gjakovës

Kuvendi i Komunës së Gjakovës, nën udhëheqjen e kryesuesit Anton Shala, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku pas aprovimit të pikave të rendit të ditës ato janë debatuar nga këshilltarët komunal. Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, para anëtarëve të Kuvendit ka dhënë informatën mbi përgatitjen dhe mirëmbajtën verore të rrugëve. Në këtë kontekst, drejtori Shkumbin Kastrati ka pohuar se janë bërë të gjithë përgatitjet e duhura, e po ashtu ka bërë të ditur se për këtë qëllim në fund të vitit të shkuar me KRM “Çabrati” është nënshkruar kontrata dyvjeçare për mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ka vlerën në shumë prej 159.561.14 euro. Gjithashtu, drejtori Shkumbin Kastrati ka bërë të ditur se në saje të mundësive ligjore, kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka marr vendim që po ashtu KRM “Çabrati”, të bëjë edhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta. Për këtë vendim ka dhënë sqarime edhe kryetari Ardian Gjini, duke theksuar se janë bërë konsultat për një vendim të tillë ligjor, që i mundësohet kësaj kompanie të mirëmbajë edhe hapësirat e gjelbërta.
Afërdita Lama, drejtoreshë e Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës ka dhënë informatën mbi listën e pronave dhe menaxhimin e tyre, ku për këtë qëllim është formuar një komision nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini. Nga vet z. Gjini është dhënë sqarimi se për formimin e këtij komisioni do të dihet saktësisht edhe për pronat komunale dhe se pas raportimit të komisionit edhe do të publikohen emrat e shfrytëzuesve të këtyre pronave, si të banesave, ashtu edhe të dyqaneve. Kryetari Ardian Gjini ka shtuar se ky komision do të ketë edhe përgjegjësi institucionale. Në këtë takim është dhënë edhe informata mbi menaxhimin e aseteve komunale (inventarit), ku nga Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa është bërë e ditur se vlera e tërësishme e pasurisë është në shumë prej 52,976,045.28 euro.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike