Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e 10-të e Kuvendit Komunal

Nën kryesimin e kryesuesit Anton Shala, Kuvendi Komunal i Gjakovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku paraprakisht është kërkuar që propozimi i kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, për shqyrtimi propozimin e vendimit për ndryshimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Gjakovës 01 nr. 011-78935/2015 të datës 27.10.2015 për shpallje të interesit publik të monumentit kulturor dhe historik të kullës së Sylejman Vokshit, të hiqet nga rendi i ditës dhe të sillet në mbledhjen e radhës. Përkundër sqarimeve të kryetarit Ardian Gjini se nuk bëhet fjalë për shpronësimin e kullës së Sylejman Vokshit porse të hapësirave dhe objekteve përreth që janë futur në shpronësim, e ku edhe vet ata pronarë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me atë shpronësim si dhe me çmim, si dhe se kjo bëhet me qëllim të kursehen 1.2 milion euro, e në ndërkohë që kulla në fjalë do shpronësohet dhe do të investohet në konservim të saj, megjithatë pas votimit kjo pikë u shtye për mbledhjen e radhës ku edhe do të sillen material shtesë sqaruese.

Në informatën financiare për periudhën janar-shtator 2018,  Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka rikujtuar se buxheti i aprovuar në Kuvendin Komunal për vitin 2018 ka qenë në vlerë prej 23.266.602,53 euro, por i cili është ndryshuar nga ai fillestar duka arritur në shumë prej 25.147.684,39 euro. Në periudhën nëntëmujore të prezentuar, është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë alokuar mjete në vlerë prej 20.225.624,51 euro, ndërkohë që janë shpenzuar mjete në shumë prej 15.320.577,08 euro, apo 75 përqind e buxhetit të alokuar. Sipas të dhënave të drejtorit Durim Halilaj, duhet cekur nivelin shumë të lartë të të hyrave vetanake për këtë periudhë kohore ku është arritur të grumbullohen mjete në shumë prej 2.743.498,22 euro, shumë kjo që përbën 114,36 përqind të planifikimit periodik, e cila është dukshëm më e lartë krahasuar me vitin paraprak kur ishin grumbulluar mjete në shumë prej 2,370,382.44 euro. Pas diskutimeve nga këshilltarët komunal, kryetari Ardian Gjini është shprehur se për herë të parë në historikun e Gjakovës arrihet që Komuna të del me buxhet suplementar. Po nga drejtori Durim Halilaj është prezentuar edhe shqyrtimi i Draft-Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2019, e cila është miratuar nga këshilltarët komunal.

Ndërkaq, nga Ferdinand Kola, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është dhënë raporti për ndarjen e granteve për bizneset e komunës së Gjakovës për vitin 2018, ku pas shpalljes së thirrjes për aplikim për grante për bizneset lokale për vitin 2018, ku ishte përcaktuar shuma e përgjithshme për ndarje në shumë prej 80 mijë euro, përfituesit kanë arritur të përfitojnë nga dy deri në pesë mijë euro. Pos Komunës, përfituesit kanë financuar me të paktën njëzet përqind të vlerës së fituar të grantit dhe se me këto grante është bërë blerja e paisjeve dhe mjeteve të punës.

Në seancën e sotme është prezentuar edhe raporti i performancës komunale për vitin 2017, ku sipas Komisionit të Grantit të Performancës rezutati përfundimtar del të jetë 35 pikë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike