Komuna e Gjakovës dhe programi “Kontrata Sociale” i USAID, kanë organizuar sot Konsultim Publik me qytetarët e Gjakovës, në lidhje me dy projektet e përbashkëta që pritet të realizohen nga ky bashkëpunim, “bicikleta me qera” dhe “shenjëzimi i shtigjeve malore”.
Te dy këto projekte janë pritur mirë nga qytetarët teksa nuk kanë munguar edhe disa ide e propozime konkrete të cilat janë inkorporuar në planifikimet fillestare.
Ndryshe “Kontrata Sociale” është një program i USAID që nxitë bashkëpunimin në mes të institucioneve lokale dhe qytetarëve në realizimin e projekteve të përzgjedhura dhe të organizuara nga të dyja palët.