Final 8 Kupa e Kosovës Gjakova 2024.
Ështe mbajtur konferenca e parë për media nga KB Vëllaznimi në cilësinë e
organizatorit, Federatës së Basketbollit te Kosoves dhe Komunës së Gjakovës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Drejtoresha e këtij dikasteri Adea Roka Pylla.
Prej 13 deri me 17 shkurt, Gjakova do të jetë nikoqire e garës më prestigjioze në basketbollin e Kosovës, finalen e kupës.
Ky ngjarje e madhe sportive do të sjellë në qytetin tonë 8 ekipet më të mira vendore, të cilat në betejën për kupën e shtetit na garantojnë lojra fenomenale.
Kur kësaj i shtojmë atmosferën që vetëm në Gjakovë di të organizohet, atëherë spektakli basketbollistik është i pashmangshëm gjatë këtyre netëve.