Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule janë kujtuar dëshmorët Memë dhe Pren Lleshi, në 25 vjetorin e rënies së tyre heroike.
Në emër të komunës së Gjakovës, homazhe ka bërë nënkryetari Flamur Fetahaj dhe drejtorë komunal, të cilët e kanë vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve Lleshi dhe tërë kësaj familje të nderuar.
Familja Lleshi nga Vraniqi kanë qenë pjesë e rëndësishme e luftës për liri, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në zonën e Dukagjinit por në të gjitha vatrat e luftës në Kosovë. Nga kjo familje kanë rënë katër dëshmorë, të cilët tashmë janë guthemel i fortë i lirisë dhe shtetësisë sonë.