Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kryetari Gjini viziton HANDIKOS-in

Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS, prindër të fëmijëve dhe persona me aftësi të kufizuara, me qëllim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit institucional.

Gjatë bashkëbisedimit janë ndarë sfidat, nevojat dhe pritshmëritë konkrete të kësaj kategorie qytetarësh, ndërsa kryetari Gjini ka ritheksuar se dëgjimi i drejtpërdrejtë është thelbësor për ndërtimin e politikave më të ndjeshme dhe më funksionale.

Komuna e Gjakovës është e përkushtuar të zhvillojë qasje sociale të qëndrueshme dhe të orientuara drejt përfshirjes së plotë të qytetarëve me aftësi të kufizuara në jetën publike.

Në këtë drejtim, u përmend edhe projekti “Shtëpia e Fëmijës”, tashmë në fazë projektimi, si dhe nisma për një model të ri të mbështetjes për HANDIKOS, që pritet të nisë zbatimin nga viti i ardhshëm.

Nga ana e tij, kryetari Gjini vlerësoi punën dhe përkushtimin e drejtuesve të HANDIKOS-it, duke theksuar se krijimi i kushteve përfshirëse për secilin qytetar nuk është vetëm standard institucional, por reflektim i vlerave humane dhe shoqërore që duam të ndërtojmë bashkë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike