Në kuadër të shumë aktiviteteve të zhvilluara me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka qëndruar edhe në fshatin Bec, me ç ‘rast ka vizituar fëmijët në institucionin edukativo – arsimor “Shtëpia e Paqes”.
Me këtë rast, kryetari Gjini ka uruar fëmijët për ditën e tyre, ndërsa me shumë dashuri ka kaluar disa minuta duke bashkëbiseduar me ta për tema të ndryshme.