Kryetari Gjini priti në takim pune Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe afaristë të suksesshëm gjermanë e kosovarë të cilët i informoi për potencialin që ofron komuna jonë për realizimin e planeve dhe ideve të tyre për zhvillimin e bizneseve inovative në Kosovë.
Kryetari Gjini gjatë takimit mes tjerash tha se:”Mundësia për investime konkrete nga këta biznesmenë do të ndikojë në rritjen e tregtisë, industrisë dhe eksportit nga Kosova. Prandaj, në bashkëbisedim e sipër, ne shprehëm gatishmërinë e plotë që si institucion komunal t’iu ofrojmë gjithë mbështetjen që nevojitet për realizimin e ideve të tyre.”
“Bashkëpunimi ynë si institucion komunal por edhe i bizneseve që operojnë në Gjakovë me këta afaristë, do të afrojë Kosovën edhe më shumë me partnerin e saj kryesor strategjik për zhvillim të ekonomisë, Gjermaninë” shtoi ai.