Në qendrën ditore “Concordia Projekte Sociale” në lagjen “Ali Ibra” po bëhet një punë e mrekullueshme në shërbim të të gjithë fëmijëve të komuniteteve jo-shumicë në komunën tonë .
Për këtë fakt, Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova Baçi falënderuan Drejtoreshën e Concordia në Kosovë Znj. Mirela Lavric dhe bashkëpunëtorët e saj të angazhuar në këtë projekt . Gjatë takimit mes tyre, Znj. Lavric informoi për aktivitetet e realizuara në këtë qendër që nga hapja e saj, e që lidhen me ofrimin e mbështetjes në arsim, edukim dhe zhvillim të këtyre fëmijëve.
Ndërkohë që misioni i kësaj organizate në këtë lagje vazhdon, ashtu do të vazhdojë edhe mbështetja jonë si institucion komunal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë sonë.