Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, dhe përfaqësuesin e OSBE-së për rajonin e Pejës, Cristiano Barale.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e vazhdimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Po ashtu, u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.
Kryetari Gjini vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, veçanërisht në avancimin e të drejtave dhe përfshirjes së komuniteteve joshumicë, si dhe në forcimin e proceseve demokratike dhe institucionale në nivel lokal dhe qendror.