Kryetari i Komunës, Ardian Gjini priti në takim nxënësit Kampion të shkollës së Mesme të Ulët “Yll Morina” të cilët në ndeshjen përfundimtare me ekipin e Lipjanit arritën që ti mposhtin dhe kështu të fitojnë titullin Kampionë të Republikës së Kosovës në Hendboll në kategorinë e nxënësve.
Kryetari Gjini i inkurajoj të rinjtë që të vazhdojnë të merren në sport dhe të inkuadrohen në ekipin e qyteti. Ai gjithashtu iu ndau mirënjohje për titullin e fituar duke iu uruar suksese në gara të tjera.