Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti në takim komandantin e ri të bazës së KFOR-it në Gjakovë, toger OnurAlp Aydin, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Murat Bulu.
Takimi kishte karakter njoftues. Kryetari Gjini e uroi togerin Aydin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e funksionit në Gjakovë, duke e informuar njëkohësisht për zhvillimet aktuale në qeverisjen lokale dhe prioritetet e komunës në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit institucional.
Komandanti Aydin e uroi kryetarin Gjini për mandatin e ri qeverisës, duke shprehur vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe efektiv me institucionet komunale.
Komuna e Gjakovës vlerëson lartë partneritetin me KFOR-in, i cili prej gati tri dekadash mbetet aleat kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.