Me ftesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues nga komuna e Gjakovës kanë marrë pjesë në festën e madhe që për dy ditë me radhë është zhvilluar në Tiranë, me rastin e shënimit të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë .
Kryetari i Komunës Ardian Gjini, Nënkryetari Flamur Fetahaj, Kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, kanë qenë mbrëmë pjesë e pritjes solemne nga kryetari Veliaj, në mesin e shumë pjesmarrësve nga qytete të ndryshme shqiptare e arbëreshe.
Ndërkohë, Komuna e Gjakovës gjatë ditës së sotme ka qenë pjesë e paradës kuqezi të organizuar në Tiranë duke marrë pjese me të rinjtë e disa klubeve sportive e kulturore.