Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kryetari Gjini mirëpret përfaqësuesit e Concordia International në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti në një vizitë zyrtare drejtorin ekzekutiv të Concordia International, Dr. Bernhard Drumel, drejtoreshën e Concordia Projekte Sociale, Mirela Lavriç, si dhe një grup gazetarësh nga Austria.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Gjakovës, organizatës Concordia dhe Qendrës “Ali Ibra”, me theks të veçantë te projektet që mbështesin përfshirjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve. Vizita u shoqërua me prezentim të punës së deritanishme dhe të iniciativave që synojnë zhvillim dhe mirëqenie të komunitetit.

Mysafirët patën gjithashtu mundësinë të njihen nga afër me rrugëtimin, sfidat dhe proceset zhvillimore që po ndërmerren në Komunën e Gjakovës, ndërsa po dokumentojnë këto përvoja për publikun austriak.

Komuna e Gjakovës shprehu falënderimin për vizitën dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit lokal dhe ndërkombëtar, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin që sjell rezultate konkrete në komunitet.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike