Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ishte pjesë e hapjes së një ekspozite përmbajtësore në Universitetin “Fehmi Agani”, me piktura të punuara nga gratë që kanë përjetuar dhunë në familje.
Ai u shpreh se e impresionoi fakti se si këto gra dhimbjen dhe forcën e tyre, e kanë shprehur përmes artit dhe ngjyrave. “Një ekspozitë si kjo, është shembull se si gjërat negative dhe fatkeqësitë që na ndodhin në jetë, mund t’i luftojmë vetëm me optimizëm dhe pozitivitet” tha ndër të tjera ai.