Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kryetari Ardian Gjini vizitoi projektet infrastrukturore në zhvillim

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi disa nga projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar në territorin e komunës, me qëllim të përcjelljes së ecurisë së punimeve.

Gjatë këtij viti janë përfunduar ndërtimi dhe asfaltimi i 33 akseve rrugore, me mbi 10 kilometra rrugë të reja dhe investime që tejkalojnë vlerën prej 1.43 milionë euro. Punimet janë realizuar në fshatrat Moglicë, Firzë, Rakovinë, Kralan, Skivjan, Cërmjan, Sheremetaj, Dol dhe Gërgoc.

Njëkohësisht, po vazhdojnë punimet në projektet më të mëdha zhvillimore të Komunës së Gjakovës, me një vlerë të përgjithshme prej mbi 12 milionë euro. Këto përfshijnë Rrugën Tranzite, Qendrën e Biznesit, Stadiumin e Qytetit, rregullimin e shtretërve të lumenjve Krena dhe Llukac, ndërtimin e shtegut dhe urave në Shkukëz, si dhe ndërtimin e Liqenit.

Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën, rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve dhe krijojnë kushte për zhvillim të qëndrueshëm të komunës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike