Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kryetari Ardian Gjini uron mësimdhënësit

Të nderuar mësimdhënës të komunës së Gjakovë,

Në këtë ditë të shënuar, jo vetëm për ju, por për gjithë popullin tonë, më lejoni që me respekt dhe përulje të kujtojmë dhe të nderojmë kontributin dhe sakrificën e gjeneratave të tëra të mësimdhënësve shqiptarë. Ishte ky kontribut dhe kjo sakrificë që në masë të madhe mbajtën gjallë qenien kombëtare përballë të gjitha pushtimeve të vazhdueshme ndër ne. Tash kur jemi të lirë dhe jemi shtet, e kemi të qartë që arsimi ishte njëra ndër shtyllat kryesore të kësaj lirie dhe të kësaj shtetësie.
Një e kaluar e tillë e arsimit shqiptar, padyshim që duhet të jetë mbështetje morale dhe nxitëse për brezat e rijnë, që arsimi të vazhdojë të jetë shtyllë e fuqishme e shtetit dhe kombit tonë.
Në këtë drejtim, sot neve na duhet një rilindje e arsimit. Na duhet një përkushtim shumë më i madh dhe një besim më i madh se vetëm me dituri dhe me shkolla të suksesshme mund ta forcojmë shtetin. Dhe, kjo përgjegjësi prapë bie mbi supet e brishta të mësimdhënësit. Nuk ka një formulë magjike që ta ndriçoj një komunë apo një shtet. Ajo forcë që duhet ta ndriçojë të ardhmen e këtij vendi jeni ju, mësimdhënësit. Ju mund t’ia jepni drejtimin e duhur vendit për shkak se i frymëzoni, i mësoni dhe i dërgoni në rrugë të drejtë ata fëmijë që kalojnë nëpër procesin mësimor.
Sot e kam takuar mësuesen time Nanie Nixha për t’iu uruar të gjithëve 7 Marsin bashkë me të
URIME TË GJITHËVE DHE SUKSESE!

Me rrespekt,
Ardian Gjini
Kryetar i Komunës së Gjakovës

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike