Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka pritur në një takim ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin kanë zhvilluar një takim të përbashkët dhe tejet miqësor.
Gjatë takimit, kryetari Gjini dhe Ambasadori Chabert kanë biseduar për shumë tema me rëndësi për të dyja palët, ndërsa theks i veçantë i është vënë bashkëpunimit konkret dy palësh, angazhim që shkon në të mirë të komunës së Gjakovës dhe qytetarëve të saj.
Pas takimit, kryetari Gjini ka thënë se me ambasadorin Chabert kanë folur për temat ekonomike, konkretisht mundësinë për zhvillim më të madh ekonomik për komunë e Gjakovës, por nuk është lënë anash as diskutimi dhe idetë e bashkëpunimin në fusha tjera, përfshirë arsimin, edukimin, kulturën, rininë e të tjera, tema në të cilat edhe mund të nisin bashkëpunimet e para konkrete.