Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sonte ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë dhe mysafirë të institucioneve e përkatësive tjera fetare.
Duke folur rreth një tryeze të përbashkët, kryetari Gjini ka thënë se populli shqiptar në përgjithësi, e edhe qytetarët e komunës së Gjakovës në veçanti, tradicionalisht kanë ditur të tregojnë nivel të lartë të respektimit të njëri – tjetrit, pa u ndikuar asnjëherë nga dallimet fetare e krahinore.
Kryetari Gjini ka shtur se komuna e Gjakovës, do të angazhohet që ky respekt dhe mirëkuptim të mbetet njëra prej vlerave më të larta në komunën tonë.
Në fund të këtij iftari, kryetari Gjini ka uruar për muajin e shenjtë të Ramazanit, me lutjen dhe dëshirën e tij që festa e ardhshme e Bajramit t’i gjejë qytetarët e Gjakovës me shëndet dhe dashuri për njëri – tjetrin.