Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angili, ish-Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Komandantin e KFOR-it Turk në Prizren, z. Fatih Topçu, si dhe zyrtarë të tjerë nga Ambasada Turke. 🇹🇷🇽🇰
Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e zhvillimit të Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin e Gjakovës, duke shkëmbyer ide dhe vizione që synojnë forcimin e bashkëpunimit institucional dhe thellimin e partneritetit ndërmjet palëve.
Kryetari Gjini shprehu vlerësimin e tij për Ambasadorin Angili dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e një partneriteti të qëndrueshëm të ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët.