Në 20 vjetorin e Epopesë së familjes Jasharaj, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Në nderim të këtyre ditëve që e simbolizojnë fillimin e luftës për liri, kryetari i Gjini i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe edhe para memorialit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë, ndërsa një delegacion tjetër komunal i udhëhequr nga nënkryetari i komunës Ramadan Hoti, kanë bërë homazhe edhe në komplekse tjera në lokacione të ndryshme të komunës së Gjakovës, si në Shqiponjë, Koshare, Rogovë të Hasit, varrezat e dëshmorëve në Gjakovë e të tjera.