Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit të Komunës, znj. Arbënesha Kuqi, është mbajtur mbledhja e shtatë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa . Si në çdo mbledhje tjetër, fillimisht është shqyrtuar procesverbali i mbledhjes së fundit, e cila ishte mbajtur më 18.06.2025 .
Pikat e shqyrtuara dhe të miratuara për diskutim të detajuar në mbledhjen e Asamblesë Komunale janë:
Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Gjakovës për vitin 2024;
Shqyrtimi i informatës financiare të Komunës së Gjakovës për periudhën janar-qershor 2025;
Propozim-vendimi për mbështetje financiare për Ndërmarrjen Publike Lokale “Ngrohtorja e Qytetit” SH.A;
Propozim-vendimi për mbështetje financiare për Shoqatën “Handikos” në Gjakovë.
Anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe kërkuan sqarime shtesë lidhur me këto pika të rendit të ditës, për të cilat morën përgjigje nga zyrtarët kompetentë të drejtorive komunale.