Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

KPF shqyrtoi KAB-in 2027–2029 dhe çështje të rëndësishme për Komunën e Gjakovës

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Shefqet Shehu, u mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2026.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029, e prezantuar nga Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj. Korniza është hartuar në përputhje me qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave dhe përcakton kufijtë buxhetorë për komunat, duke paraparë rritje të buxhetit komunal krahasuar me vitin aktual.

Anëtarët e komitetit shqyrtuan edhe dokumentin për vlerësimin e rrezikut në Komunën e Gjakovës, të prezantuar nga Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Haxhi Sejdiu, si dhe informatat e përgjithshme nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të prezantuara nga drejtori Lulzim Goqi, me fokus në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për qytetarët.

Po ashtu, u shqyrtua raporti për menaxhimin e pronave komunale, i paraqitur nga Drejtori për Urbanizëm, Gjevalin Nikollbibaj, ndërsa në fund u diskutuan edhe çështje të ndryshme me interes për Komunën e Gjakovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike