Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

KPF mbanë mbledhjen e pestë e rregullt per vitin 2025

Nën kryesimin e kryesueses znj. Arbënesha Kuqi, eshte mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Fillimisht u shqyrtua dhe miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, për të vijuar me pikat tjera të rendit të ditës.

Në pikën e dytë, Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Adelina Shehu Kola, raportoi mbi aktivitetet e realizuara gjatë periudhës Janar–Prill 2025. Ajo theksoi se janë zbatuar një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve të planifikuara në Planin e Punës. Ndër të tjera, u theksua edhe procesi i ndarjes së subvencioneve, ku nga 301 aplikues, 183 kanë përfituar mbështetje financiare për trajtim të sëmundjeve. Gjithashtu, janë ndarë subvencione në vlerë prej 150 euro për katër familje strehuese.

Më pas, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Nikollë Leshi, prezantoi informatë rreth përgatitjeve për mirëmbajtjen verore të rrugëve në territorin e Komunës së Gjakovës. Ai bëri të ditur se komuna ka lidhur kontratë me KRM “Çabrati”, që përfshin mirëmbajtjen e rrugëve, ndriqimit, pllatove, pastrimin e ujërave atmosferikë, si dhe punë shtesë si pastrimi i lumit Krena, mirëmbajtja e gjelbërimit, mbjellja dhe ujitja e drunjve.

Në vazhdim, u shqyrtua raporti vjetor i KRM “Çabrati” për vitin 2024. Drejtori i kësaj kompanie, z. Behar Ferizi, informoi se kompania ka përmbushur obligimet vjetore dhe gëzon stabilitet financiar. Ai theksoi se shërbimi kryesor i kompanisë – grumbullimi i mbeturinave – realizohet në tërë territorin e komunës, në mënyrë të rregullt. Po ashtu, kompania ka marrëveshje me Komunën për shërbime shtesë, të cilat bën përpjekje maksimale ti zbatoj sipas marrëveshjes . Ai shtoi se sasia e mbeturinave të dërguara në deponi gjatë vitit 2024 ka qenë mbi 20 mijë ton.

Mbledhja u përmbyll me shqyrtimin e raportit vjetor të Ngrohtores së Qytetit për vitin 2024. Drejtoresha znj. Adea Roka, në cilësinë e kryesueses së komisionit komunal të aksionarëve, dha informatat e përgjithshme për ngrohtorën duke theksuar se përgatitjet për sezonin ngrohës paraprak kanë filluar me kohë dhe janë zhvilluar sipas planit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike