Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në vizitë në qytetin Bursa në Turqi

Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nën dirigjimin e Kastriot Sadës, shoqëruar edhe nga drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova – Baçi, shefja e kabinetit te kryetarit të komunës Nita Efendia Brovina dhe disa prej mësimdhënësve të kësaj shkolle kanë qëndruar për një vizitë në qytetin Bursa në Turqi, me ftesë të Shkollës së Arteve “Zeki Müren Güzel Sanatlar Lisesi” të këtij qyteti.

Aktiviteti kryesor i kësaj vizite ka qenë koncerti i përbashkët i koreve të nxënësve me ç’rast para publikut u prezentua një program i pasur.

Krahas pjesës artistike, delegacioni nga komuna ka pasur edhe disa takime zyrtare, si me nënkryetarin e komunës së Nülifer, Bursa Mehmet Şimşek, drejtorin e Arsimit të Bursës Avdullah Shahin, takim në Shoqatën kulturore të shqiptarëve dhe mikpritje nga Rexhep Gonduz , Kryetari i shoqatës, vizitë në gjimnazin “Ahmed Rüstü Anadolu Lisesi” në Mudenya, Bursa e të tjera.

Në të gjitha këto takime u diskutua dhe u arritën akordime për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të komunës së Gjakovës dhe asaj të Bursës si dhe institucioneve arsimore e kulturore të këtyre dy qyteteve.

Vizita në Bursa ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për të dyja palët dhe një nisje e mirë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike