Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” emocionoi publikun me koncert në Peterskirche të Vjenës

Kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova realizoi një koncert të veçantë në kishën historike Peterskirche në Vjenë, një nga hapësirat më të njohura për interpretimin e muzikës klasike dhe korale, falë akustikës së saj të jashtëzakonshme dhe atmosferës unike artistike.

Interpretimi i korit u prit me emocion dhe duartrokitje nga publiku, duke dëshmuar nivelin e lartë artistik dhe përkushtimin e nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës. Koncerti solli një program të pasur, i cili vuri në pah talentin dhe profesionalizmin e artistëve të rinj, duke promovuar vlerat kulturore dhe muzikore të Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Evropës.

Koncerti u drejtua nga dirigjenti Kastriot Sada, ndërsa korepetitorë ishin Nezahate Shala, Gent Kumnova dhe Lian Juniku. Si soliste u paraqit Arsa Kumnova, interpretimi i së cilës i dha një dimension të veçantë mbrëmjes artistike.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të një vizite kulturore në Austri dhe u mbështet nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe organizata , të cilat mundësuan realizimin e këtij udhëtimi dhe promovimin e kulturës muzikore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Koncerti në Peterskirche përfaqëson një tjetër sukses të rëndësishëm për Shkollën e Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova”, duke dëshmuar se talenti, puna dhe përkushtimi i artistëve të rinj vazhdojnë të prezantojnë me dinjitet Gjakovën dhe Kosovën në skenat prestigjioze evropiane.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike