Nënkryetari i Komunës së Gjakovë, Flamur Fetahaj, së bashku me përfaqësuesin nga Zyra Ligjore, Florent Koci, dhe Kryesuesin e Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve nga Vërshimet, Devoll Kërleshi, kanë pritur në një takim pune Komisioni Qendror për Vlerësimin e Dëmeve në Kosovë.
Gjatë takimit, Nënkryetari Fetahaj dhe zyrtarët komunalë e njoftuan Komisionin lidhur me dëmet e shkaktuara në komunë si pasojë e vërshimeve të muajit janar, përfshirë dëmet në ekonomitë familjare, në sektorin e bujqësisë dhe në biznese.
Po ashtu, palët u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të zbatimit të praktikave efikase që do të sjellin rezultate konkrete në mbështetje të qytetarëve të prekur nga dëmet materiale të shkaktuara nga vërshimet