Në ambientet e Komunës së Gjakovës është mbajtur një ceremoni me rastin e pensionimit të znj. Teuta Mejzini, zyrtare në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.
Në këtë aktivitet morën pjesë kolegë dhe bashkëpunëtorë të shumtë, si dhe nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj.
Me këtë rast, znj. Mejzini u urua për ditëlindjen dhe për fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj, ndërsa u shpreh mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kontributin e saj shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve dhe institucionit.
Komuna e Gjakovës i shpreh falënderim dhe mirënjohje të thellë për angazhimin e saj profesional, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në fazën e re të jetës.