Kryetari i Komunës së Gjaovës z.Ardian Gjini ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më drejtoreshën ekzekutive të organizatës Toka, Hatixhe Zeka Konjufca dhe drejtorin e Institutit të Psikologjisë, Aliriza Arënliu , për zhvillimin dhe implementimin e programeve që avancojnë kualitetin e edukimit, vullnetarizmin, aktivizimin qytetar të të rinjve dhe fuqizimin e rinisë.
Objektiv kryesor i këtij bashkëpunimi është zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe punëtorëve rinor nga Komuna e Gjakovës, duke kontribuar në përmirësimin dhe rritjen e kualitetit të edukimit në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjakovës.
Kjo marrëveshje parasheh organizimin e një vargu aktivitetesh me nxënësit e shkollave të komunës tonë.