Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Komuna e Gjakovës nënshkroi kontratat me 23 biznese përfituese të granteve për vitin 2026

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj, ka nënshkruar kontratat me 23 biznese përfituese të granteve të Komunës së Gjakovës për vitin 2026, në kuadër të programit për mbështetjen e zhvillimit të biznesit lokal.

Përmes këtij projekti janë mbështetur 13 biznese ekzistuese dhe 10 biznese të reja (Start-Up), të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre në sektorët e prodhimit, përpunimit dhe artizanatit.

Projekti financohet nga Komuna e Gjakovës me një vlerë totale prej 150 mijë eurosh dhe synon të nxisë zhvillimin e ndërmarrjeve vendore, krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e ekonomisë lokale.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, drejtori Kolaj uroi bizneset përfituese për suksesin e arritur, duke shprehur besimin se kjo mbështetje do të ndikojë në zgjerimin e veprimtarisë së tyre, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të komunës së Gjakovës.

Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit privat përmes programeve që nxisin sipërmarrjen, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike