Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Komuna e Gjakovës në vizitë zyrtare në qytetin e Ferrares

Një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërkombëtar!

Me iniciativën e Shoqatës “Vatra”, komunitetit shqiptar në qytetin e Ferrares dhe kryetarit të shoqatës z. Ben Kulli, si dhe me ftesën e kryetarit të qytetit të Ferrares, z. Alan Fabbri , një delegacion i Komunës së Gjakovës, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, znj. Arbënesha Kuqi, realizoi një vizitë zyrtare në qytetin e Ferrares.

Pjesë e delegacionit ishin edhe: Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Adea Roka Pylla, Drejtoresha e Arsimit, znj. Eranda Kumnova Baçi dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik, z. Ferdinand Kolaj.

Delegacioni u prit ngrohtësisht nga znj. Franceska Savini, drejtoreshë në Drejtorinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare – dhe përfaqësues të drejtorive për arsim, kulturë dhe trashëgimi.

Ferrara, një nga qytetet më të rëndësishme mesjetare të Italisë, është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1995. Me mbi 131 mijë banorë dhe shumë ngjashmëri historike e kulturore me Gjakovën, ky qytet përfaqëson një partner të rëndësishëm për bashkëpunim të ndërsjellë.

Gjatë vizitës, delegacioni i Gjakovës prezantoi potencialet kulturore, arsimore dhe ekonomike të qytetit, duke diskutuar njëkohësisht mundësitë konkrete për binjakëzimin e dy komunave. U theksua rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e arsimit, rinisë, kulturës dhe zhvillimit ekonomik, duke hapur horizonte të reja për qytetarët e të dyja vendeve.

Një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim është nënshkrimi i Paktit të Miqësisë ndërmjet dy kryetarëve të qyteteve, z. Ardian Gjini dhe z. Alan Fabbri, i cili pritet të ndodhë së shpejti, e që do të shënojë fillimin e fazave procedurale drejt finalizimit të marrëveshjes për binjakëzim ndërmjet Gjakovës dhe Ferrares.

Ky partneritet i ri hap dyer për shkëmbime kulturore, arsimore dhe zhvillim të përbashkët për të dy qytetet tona!

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike